PRISHTINE- Dashurie Uksmajli, bashkëshortja e Genc Sefës, e një prej të arrestuarve në Kumanovë si i dyshuar për pjesëmarrjen në grupin e armatosur që qëlloi ndaj policisë, i ka dërguar një letër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. me një mesazh prekës, gruaja i tregon hapur dëshpërimin e saj për faktin se nuk ka konktatur me bashkëshortin e saj dhe nga ana tjetër ‘denoncon’ faktin se po injorohet nga autoritetet kosovare, si qytetarë me të drejtat të barabarta. Ajo e ka krahasuar presidentet kosovare si ‘kukull apo marionetë’.

Letra e plotë e Dashurie Uksmajli
“Zonja Presindente qysh jeni? A po lodhesh duke shëtit nëpër botë me taksat e qytetarëve të Kosovës, për të cilët s’ndjen përgjegjësi, as morale e as njerëzore të paktën!!! Si po ndjehesh pas lajmit skandaloz që sapo konfirmoi Milaim Zeka për RTK…ai foli për tortura ç’njerëzore mbi të arrestuarit në Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokëve të tij është ndërtuar ky Shtet, presidente e të cilit jë ti sot!

Lexova dje reagimin tënd edhe ashtu të vonshëm, më shume ishit shqetësuar për prishjen e qetësisë së Maqedonisë dhe “harmonisë” se etnive që bashkëjetojnë atje, tërësisht të PABARABARTË!

Nuk kishe marrë mundimin të kërkojë asgjë të mësojë rreth trajtimit të tyre dhe gjendjes shëndetësore, ose të paktën të bëje APEL të mos shkelen të drejtat e të burgosurve të luftës të cilat i përcakton konventa ndërkombëtare?! A mund ta marrësh me mend që pas 40 orë luftimesh ata të gjithë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësorë?

Dhe sot u konfirmua që edhe të plagosur në gjendje të rëndë, pa ushqim, janë marrë në pyetje e janë keqtrajtuar për 24 orë..!!!
Këta zemër-luanë kanë shkuar atje me një mision shumë më madhor dhe fisnik se sa për të bërë gjenocid apo masakra, siç bën forcat maqedonase!

Ata fatkeqësisht u tradhtuan dhe s’patën rrugë tjetër veç ti kapin armët e të luftonin me një ushtri dhe artileri të terë ushtarake, atyre besoj nuk u mbeti rrugëzgjidhje tjetër! Në bazë të asaj që po shohim e dëgjojmë, ata u tradhtuan edhe kur pranuan të dorëzoheheshin në dorë të OSBE-se sipas premtimit të Ali Ahmetit, por jashtë u përballen vetëm me një polici dhe xhandarmeri!

Por unë dua të besoj deshpërimishtë…se Avni Rrustema ka ende shqipëtaria! Jam e terrorizuar kur e di çfarë kanë kaluar e po kalojnë këta njerëz në këto orë kritike! A e di nëpër çfarë po kalojnë momentalisht familjet e të vrarëve?!!! Nga ti asnjë fjalë….!!! Maqedonia kërkoje 2 dite zie kombëtare për policet e saj te vrare qe e nisen vet luftën?! A e dini qe do vije një dite, kur keta djem historia do ti njoh si HERONJE e ju si një presidente KUKULLË ose Marionete që flet vetëm fjalët çfarë i thonë të tjerët?!.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: