Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ofendoi dhe tentoi të godiste gjyqtaren. Shkak është bërë dhënia e një vendimi për çështje prone, që duket se nuk i ka pëlqyer shtetasit me inicialet J. K.

NJOFTIMI I POLICISE
Kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, dhe më pas tentoi ta godiste atë, kapet dhe ndalohet 63-vjeçari. Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: