Rënia e flokëve është gjithmonë e sikletshme, por është gjithashtu edhe shumë e zakonshme. Shumë njerëz e përjetojnë atë në një moment të jetës së tyre, duke përfshirë edhe një pjesë të mirë të të famshmëve. Pavarësisht nga shkaku – gjenetika, stresi, një sëmundje – apo forma, mund të jetë shqetësuese.

Por nuk është e pazakontë që dikush të ngatërrojë rënien normale të flokëve me rënien e theksuar të tyre. Sa herë që i krihni dhe i lani flokët, është normale që të bien pak flokë. Është e kuptueshme nëse shpesh e gjeni veten duke pyetur: sa flokë është normale të bien?

Nuk ka asnjë rregull të fortë se sa është normale rënia e flokëve dhe ka shumë faktorë që mund të ndikojnë, që ndryshojnë nga personi në person.

Kur është normale rënia e flokëve?

Përsëriteni: të gjithë përjetojnë rënie flokësh – është e pamundur të mos ndodhë. “Rënia e flokëve është një pjesë e natyrshme e ciklit jetësor të flokëve”,- thotë David Adams, një këshillues për flokët më të trashë. Cikli jetësor i folikulit të qimeve ka tri faza: rritje, pushim dhe rënie. Ky cikël përsëritet vazhdimisht me çdo qime në kohë të ndryshme.

Kështu, disa njerëz përjetojnë më shumë rënie të flokëve se normalisht – por sa është normale?

Është normale të humbasësh rreth 50 deri në 100 fije në ditë”,- thotë Adams, “dhe disa nga fijet e lirshme të flokëve priren të mbahen në vend nga produktet e stilimit… Nëse i krihni flokët çdo ditë, nuk e vini re. Flokët bien po aq sa do të binin nëse i krihni çdo dy deri në tri ditë.”

Tani, ne nuk presim që ju të shkoni të numëroni çdo fije flokësh që ju bie nga koka. Nëse besoni se po përjetoni më shumë rënie se 50 deri në 100 fije në ditë, është më mirë të konsultoheni me një dermatolog për disa përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: