Luftimet janë duke u bërë më të ashpra në Ukrainë.

Së fundmi, mediat atje kanë publikuar pamjet se si forcat ruse sulmojnë me raketa, një stacion autobusi ku ndodheshin njerëzit.

Por edhe pse bombat hidheshin nga të gjitha anët, për fat të mirë, burri që qëndronte duke pritur në stacion arriti të mbijetonte.

Sakaq, kujtojmë se sot mes dy vendeve u zhvillua një seancë e re bisedimesh, por pa prodhuar rezultate konkrete.

Ukraina konfirmoi se janë në negociata e sipër, por shtuan se po hasin pengesa nga pala ruse, që nuk pranon armëpushimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb