Të paktën 13 persona, duke përfshirë shtatë fëmijë, u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën të martën pasi forcat izraelite bombarduan kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gazën Qendrore. Sipas dëshmitarëve okularë, numri i viktimave mund të rritet, ndërkohë që flitet për qindra refugjatë palestinezë, të cilët vraponin në të gjitha drejtimet për të shpëtuar veten.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra njerëz që vrapojnë në panik, disa me viktima, ndërsa pamjet e marra brenda spitalit tregojnë disa fëmijë të plagosur.


Sulmi, sipas një raportimi të CNN, ndodhi pak para orës 16:00 në tregun e kampit dhe ndërsa fëmijët, siç raportohet zakonisht, po luanin në ambiente të jashtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: