Autoriteti për Informim mbi dokumentet e is-Sigurimit të shtetit ka deklasifikuar një sërë dosjesh që kanë të bëjnë me artistët dhe jetën artistike në vend para 1990-ës. Nga dosja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, te ajo e ish Kinostudios, Radio Televizioni Shqiptar dhe Lidhja e Shkrimtarëve, tashmë mund të konsultohen nga studiuesit.

Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, thotë se “Sigurimi i shtetit kishte bashkëpunëtorë në çdo institucion. Shumicën e rasteve, bashkëpunëtorët u morën me dhunë. Janë raste shumë të rralla që janë marrë në punë me dëshirë. Në ato dosje sheh dhe mëson mbi jetët e marra padrejtësisht”.

Mirakaj: Ne dosje sheh jetet e marra padrejtësisht.

Një prej detajeve më prekëse është ajo e përndjekjes së një femije, i cili kishte gjyshin të burgosur politik. Dalja e tij në një nga programet televizive, pasi kishte botuar në revistën “Fatosi”, do të shkaktonte furtunë në Radiotelevizionin Shqiptar.

“Është një rast shumë prekës, sepse bëhet fjalë për një fëmijë. Një nga bashkëpunëtorët e Sigurimit, mëson se një fëmijë që kishte dalë në televizor, kishte gjyshin të burgosur politik dhe Sigurimi ngre alarmin. U kritikuan të gjithë ata që lejuan ose që ishin të përfshirë, që nga revista ‘Fatosi’, redaksia e RTSH-së dhe drejtoresha e shkollës. U kritikuan për sjellje liberale”

Per rastin e RTSH-se, Sigurimi kishte krijuar një skemë duke shperndarë bashkepunëtorët e vet në çdo redaksi, që nga fëmijët te orkestra, apo fototeka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: