Gazetari dhe analisti Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, në Shqipëri u fal namazi i Kurban Bajramit.

Ai gjeti rastin të falënderonte kreun e KMSH-së, Haxhi Bujar Spahiun që krijoi kushtet në kohën e pandemisë që besimtarët të mund t’i faleshin krijuesit të madhërishëm.
Samarxhi tha ndër të tjera se të gjithë besimtarët i zbatuan me rigorozitet dhe përpikmëri të gjitha rregullat dhe masat anti covid 19, të ndërmarra gjatë kësaj falje.

“Falja e Kurban Bajramit në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi u ndal, ndërsa në Shqipëri falë një plani shumë korrekt të kreut të KMSH-së, Bujar Spahiut mundëm ta përballojmë këtë falje pasi është një nga ngjarjet më të mëdha ashtu si Ramazani. Pati distancë sociale 2 metra. Vetë intuita e kreut të KMSH-së Bujar Spahiu bëri që besimtarët të falen në të gjitha foltoret por brenda rregullave strikte të zbatura me përpikmëri të lartë. U në vetë isha në xhaminë e Haxhi Kokonozit ishin brenda vetëm 20 vetë, pra kjo qe një mirësi shumë e madhe në këtë ditë të shenjtë”,- tha ai.

Kurban Bajrami dëshmon dashurinë që Krijuesi ka për njerëzit por edhe anasjelltas, tha Samarxhi ndër të tjera. Ai shtoi se ndryshe nga vitet e tjera, edhe Meka për shkak të covid 19 ishte thuajse e boshatisur, por kjo tha ai nuk i ndalon besimtarët kudo ndodhen t’i falen Allahut të Madhërishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb