Nderi i Kombit, gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për 95-vjetorin e kardinalit të parë shqiptar Ernest Troshani.

Samarxhi u shpreh se ndaj kardinalit Dom Ernest Troshani është përulur dhe është puthur nga Papa Françesku në nder të kombit shqiptar. Sipas tij

“Kardinali, Dom Ernest Troshani lindi në shtëpinë e Luigj Gurakuqi. Në moshën 4 vjeç kardinalit iu shfaq prezenca e hyjnisë së Zotit. Kardinali ynë që në moshën 10-vjeçare u regjistrua në një kolegj francez, ku do të dallohet si një studentët e shkëlqyer. Më pas kërkojnë ta martojnë që të linte rrugën e Zotit, por ai tha se ishte me Zotin e bekuar. Kjo ishte goditja e parë që do merrte dhe do e ndiqte hap pas hapi.

Besimi katolik ka luajtur një rol në patriotizmit të vendit. Kardinali ynë kaloi rrugën e Kryqit, atë rrugë të përgjakshme, të Krishtit. Edhe kardinali e kaloi atë periudhë ku gjatë diktaturës kërkuan të vdiste në burgje. Në meshën e Zotit, kardinalit i vunë prangat ‘policët e zinj’.

Gjithë kardinalëve u vinin unazën, kurse Papa u ul që ta puthë kardinalin tonë, por me gjithë fisnikërinë, nuk lejoi që Papa të ulej. Papa Françesku e puthi kardinalin në shenjë të popullit tonë. Historia e kombit tonë është e ndritme. Dua të theksoj se ne kemi pasur institucione, kur popujt jetonin në fise.

Unë kam pasur fatin që të takoja Kardinalin, Dom Ernest Troshanin. Jemi takuar në fillim të viteve ’90. Që kur e kam njohur atë, jam miku i tij.

Vetë populli ynë ka ditur të drejtojë dhe udhëheqë njerëzimin. Rrugëtimi tij nuk është vetëm lavdi i kombit tonë, por krenari për krishterimin botëror.”, tha Samarxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb