I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në.

Duke paraqitur ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se këto ditë të gjithë po presin në ankth vendimin e Gjykatës Speciale më 16 shtator për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, pasi është në përputhje me të vërtetën historike.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë dhe luftën tonë çlirimtare. Qëndrimi i qeverisë që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Millosheviqit. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb