TIRANË- Policia e Rinasit ka kapur gjatë kontrollit rutinë në aeroport një pajisje që dedekton përgjimet, në valixhen e një shtetasi izraelit. Por kush është pronari i kësaj pajisjeje? “BalkanWeb” ka zbuluar se ai është Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” duke cituar burime nga Policia se Frig është një ndër gazetarët që investuan dhe nxorën skandalin e “Panama Papers”, të kompanive ‘of shore’. Ai ka jetuar në disa vende të botës sipas punës së tij.

Yoram Frig

Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se edhe në Shqipëri ai dyshohet se ndodhej për një rast investigimi.

Për të marrë më shumë detaje në lidhje me veprimtarinë e tij në Shqipëri sot ai po transferohet nga Rinasi në Drejtorinë e Policisë e Tiranës ku do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Veprimet paraprake u bënë në Komisariatin e Rinasit, ndërsa tani është thirrur prokurori dhe i shoqëruari Frig po sillet në Drejtorinë e Tiranës për të marrë deklarimin dhe procedurat.

Izraeliti profili

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi më herët për “BalkanWeb” se një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë është sekuestruar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit. Burime nga policia thane se aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria. Menjëherë pa konstatimit të pajisjes është bërë shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.

Aparatura është bllokuar për momentin dhe policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si edhe motivin e vizitës në Shqipëri të izraelitit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb