Rickie Valerie Kolle bëri histori duke u bërë gruaja e parë transgjinore që u kurorëzua Miss Holanda të shtunën.

22-vjeçarja u prit me duartrokitje teksa mori kurorën, por pas buzëqeshjes së saj ishte dikush që me fjalët e saj e di më mirë se kushdo se si është të ndihesh vetëm.

Zonja Kolle thotë se të bëhesh grua nuk ishte “e lehtë” dhe ajo pranon se ka vuajtur shumë nga kjo.

Ajo ishte aq e vendosur për t’u bërë një vajzë, saqë ndryshoi emrin nga Rik në Rikkie në moshën 11-vjeçare, e bindur se ajo kishte ‘lindur me trupin e gabuar’. Por në rininë e saj, ajo u përball me vite të tëra ngacmimi teksa kthehej nga shkolla dhe qante, çdo ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kam lindur Rik i vogël, por doja të bëhesha një Rikkie e madhe. Kalimi nga mashkull në femër u bë diçka që më bëri të ndihesha si në shtëpinë time”, tha ajo në Instagramin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb