Një foto e re sociale e Mbretëreshës Elizabeth së bashku me princin Charles në mes të natyrës. Sovrania shfaqet në foton e fundit me një pardesy jeshile dhe një shall në koke, si dhe e veshur me çizme. Djali i saj Charles shfaqet me një pallto klasike ngjyrë kafe dhe një lopatë në dorë, sepse po hap një gropë për të lançuar “The Queen’s Green Canopy”. “Të mbjellësh një pemë është një deklarim shprese dhe besimi për të ardhmen’, shkruhet në rrjetet sociale të Buckingham Palace.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasioni për ambientin duket se bashkon Mbretëreshën me trashëgimtarin e fronit mbretëror dhe së bashku kanë bërë një foto sociale.
Të dy kërkojnë të mbjellin një pemë, pikërisht siç bën Charles, teksa përgatit një gropë, si dhuratë për 70-vjetorin e mbretërimit, që do ta festojnë vitin që vjen. ‘Kush dëshiron mund të ndajë pemën e tij në një hartë interaktive duke u bërë kështu një frymëzim për të tjerët’, thotë Charles në video ku shfaqet teksa hap me lopatë një gropë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb