Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës, ku është kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin.

Disa nga çështjet për të cilat është kërkuar të japë shpjegime kryeministri janë:
Sa punonjës policie janë dëmtuar nga revolta;
Sa të rinj mbi 18 vjeç janë arrestuar;
Sa minorenë janë ndaluar dhe dhunuar;
Pse keni kërkuar të jeni i pranishëm pranë familjes së Klodian Rashës për ngushëllim;
Sa është numri i vdekjeve dhe të prekurve me COVID-19 dhe çfarë masash ka marrë qeveria për përballimin dhe menaxhimin e situatës së rëndë të pandemisë, referuar rasteve në rritje;

Interpelanca
Interpelanca

Po ashtu, në seancën e sotme është planifikuar edhe miratimi i Aktit Normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, si dhe miratimi i Aktit Normativ ‘Për disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar””.

Kuvendi do të votojë sot edhe projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””.

Kuvendi do të miratojë po ashtu edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”, konkretisht për kandidaturën e Gaspër Markut dhe Leka Bungos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb