Para se vala e parë e stafit të kthehej në selinë e kompanisë Credit Suisse këtë muaj, banka ua ofroi tre teste falas të antitrupave në mënyrë që punonjësit të kishin “shkallë më të madhe sigurie”.

Sipas mediave të huaja, Credit Suisse, po shqyrton zgjerimin e programit të tij globalisht. Goldman Sachs dhe UBS kanë vendosur të veprojnë ndryshe, pasi njerëzit që mund të rezultojnë pozitivë mund të tregohen të pakujdesshëm.

Ndërkohë, banka të tjera të mëdha si JPmorgan Chase, Morgan Stanley, Bank of America dhe Citigroup, ende nuk kanë marrë ndonjë vendim të prerë.

Dhe sipas Financial Times, Credit Suisse, është ndoshta në një pozitë më të përshtatshme për ofrimin e këtyre testeve – kompania farmaceutike e Zvicrës, Roche, prodhon një nga vetëm tre testet që konsiderohen të besueshme.

Kjo qasje divergjente gjerësisht në testimin e antitrupave është vetëm një shembull i mënyrave të ndryshme, që bankat po merren me detyrën e tyre për të rikthyer personelin në zyra – nga Londra në New York, Frankfurt dhe Paris.

Në një seri intervistash me Financial Times, drejtuesit përshkruajnë strategji të ndryshme, për sa i përket transferimit të personelit në zyrë, e deri tek furnizimi i pajisjeve mbrojtëse personale – dhe menaxhimi i punonjësve në objekt.

Përdorimi i ashensorëve në mënyrë të sigurt ka rezultuar me një problem, veçanërisht shqetësues brenda ndërtesës, ndërsa menaxherët presin që punonjësit e tyre të ndjehen të sigurt gjatë qarkullimit ditor.

“Kjo do të shkaktojë një ndryshim në atë se si të gjitha organizatat i ofrojnë siguritë në punë”, tha Charlie Netherton, kreu i shërbimeve të klientëve për Mbretërinë e Bashkuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: