Regjisorja Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, ka reaguar me tone të ashpra pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përmes postimeve në rrjetin social, ajo shkruan “njerëz, prioriteti është të zhduken këta klysha kurvash. Teatri bohet pastaj. Urgjente është zhdukja e këtyre urgjent! Për ate ti mblidhni firmat, për zhdukjen e këtyre të bëhen protestat. Njerëz fokusohuni në thelbin e problemit. Ky kancer nuk zhduket me përkëdhelje miq!”.

Por pas këtij reagimi të ashpër, Zhakut iu bllokua llogaria në rrjetin social pas 2800 raportimeve. Zhaku thote se me ndihmën e një inxhinieri ka mundur që ta rimarrë faqen e saj ndërkohë që ka paralajmëruar se ato që e raportojnë do të thyejnë kokat e tyre.

“2800 raportime, bllokuan faqjen time në FB sot miq të dashur dhe unë nuk mund të postoja sot asnjë status. Por Zoti, sa ti shton ” armiqtë” aq ti shton dhe miqtë dhe falë angazhimit vullnetar e të menjëhershëm të një Ing. emrin e të cilit e kam sekret se është 007 im kundër censurës së pushtetit, faqja u lirua.

Nëse e raportoni prapë, unë prapë do e liroj, pra mos i hyni luftës me mua se sic po e shihni, do thyeni kokat tuaja”, shkruan Zhaku.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: