Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.

Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se sipas informacioneve paraprake, një furgon ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Sakaq, raportohet se aktualisht trafiku është tepër i rënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb