Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.

Mjeti është përplasur më pjesën e pasme të një kamioni dhe për pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht jo dëme në njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Grupi hetimor në vendngjarje për të kryer të gjitha procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Vendi në të cilin ka ndodhur ky aksident, është kthyer në një aks tepër problematik në të cilin janë regjistruar aksidente të shumta ndër vite.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: