Ish-kryeministri Sali Berisha mbledh sot Komisionin e Rithemelimit. Takimi pritet të nisë pas pak minutash në selinë e PD-së.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë diskutimi për detajet më të fundit mbi Kuvendin e datës 30 prill.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se delegatët e Kuvendit pritet që të votojnë zgjatjen e mandatit të Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar PD-në deri në zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të Partisë. Po ashtu një tjetër pikë që do të diskutohet në Kuvend është krijimi i Këshillit Kombëtar të PD si dhe disa ndryshime statutore.

Kuvendi i së shtunës do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, kjo për shkak se në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 u vendos që numri i delegatëve të mos ishte më 7000 sa ishte më parë, por të shkonte në 1100.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb