Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg këngëtarin Bojken Lako. Raportohet se Lako është dënuar për akuzën “ndërtim i paligjshëm” me qëllim fitimin. Mësohet se vendimi me burgim do të konvertohet me tre vite shërbim prove.

Sakaq, veç dënimit me burg, Lako është dënuar edhe me një gjobë prej 500 mijë lekësh nga IKMT. Ngjarja e ka zanafillën 1 vit më parë, ku kompozitori kishte marrë një godinë me qira, me qëllim rikonceptimin në një studio muzikore.

Punimet në këtë godinë i kanë kushtuar shtrenjtë Lakos dhe tani do të duhet të përballet me ligjin.

Si u spiunua Bojken Lako

Në datë 16.02.2021, Në Komisariatin e Policisë Nr.2 është njoftuar me telefon nga një qytetar, se në rrugën “ Shefqet Musaraj”, në anën e majtë të saj, tek një ndërtesë dy katëshe të pabanueshme, po kryheshin punime ndërtimore pa leje. Pas njoftimit është shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kqyrjes është konstatuar se kjo banesë ishte në bllokun e ish magazinave tek ish NISHARAK, në afërsi të UET, e cila ishte marë me qera nga shtetasi Boiken Lako dhe punimet po kryheshin prej tij.

Nga këqyrja ka rezultuar se në katin e dytë ishte një ambient holl, me përmasa 30 m2 me 7 të përshtatura në dhoma, ku po kryheshin punime ndërtimore. Në dhomën e parafundit nga ana lindore ishte hapur një mur, me përmasa 120×100 cm, një dritare, në dyshemenë e kësaj dhome kishte materiale inerte, tulla dhe llaç, në dhomën e fundit ishte vendosur një dritare duralumini, të gjitha ambientet e brendshme ishin të ndara në dhoma, nuk kishte dyer të vendosura, tavani i hollit të ambientit ishte i pa suvatuar, por i shtruar me parket laminat.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb