Ekzekutohet Gentjan Bejtja. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Bejtja është vrarë në oborrin e banesën së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.

Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami. Valter Bami dhe Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë pasur dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb