HIMARE

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në det në jug të vendit, në Himarë.

Gruaja ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin. Ndërsa të tjerët ia kanë dalë të shpëtojnë, gruaja u shpall e zhdukur nga policia për pak kohë.

Vetë shoqëruesi i varkës tha se tentuan të shpëtojnë gruan, mirëpo ishte e pamundur, pasi mund të mbyteshin edhe vetë.

Ai tha se deti mbante stuhi e nuk mund të bënin dot gjë. Policia informon mbi ngjarjen.

“Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thotë policia.

Himare 2
Himare 2

Gazetarja Ola Bruko raporton për “News 24” se ngjarja ka ndodhur në mëngjes. Viktima është identifikuar si Mirela Rama. Familja është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.

Disa pamje të siguruara nga News24, tregojnë momentin kur nëëë plazh mbërrin makina e funeralit, për të marrë trupin e pajetë të gruas së ndjerë tashmë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb