VLORE- Në orët e para të kësaj të diele në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë ka marrë flakë një mjet. Sipas të dhënave të para të policisë pronari mjetit tip “Audi” është nga Tirana dhe quhet Gentjan Rukaj, ndërsa mësohet se prej disa kohësh ia kishte lënë në ruajtje kunatit të tij 25-vjeçar, shtetasit Julian Malaj.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa policia po heton për të zbuluar shkaqet, nëse ngjajra është aksidentale apo e qëllimshme.

Informacion paraprak
Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, ka marrë flakë një mjet.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: