Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Dibër. Tërmeti ishte me magnitudën 4.2 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra ka qenë Stoveci.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme në njerëz apo materiale. Banorët e Dibrës kanë lënë të frikësuar banesat e atyre.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa tek bulqizakët ka shkaktuar panik pasi në këtë zonë me 29 Tetor ranë plot 7 tërmete, më i madhi 4.7 rihter.

Si pasojë e atyre lëkundjeve u dëmtua njësia administrative e Oroshit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: