Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 33-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se viktima ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: