TIRANE- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kamëz. Si pasojë ka mbetur i plagosur 40-vjeçari Korab Peposhi. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Institutit Bujqësor, në rrugën e “Shkodrës”. Shkak për plagosjen dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes dy personave.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, dhe po punon për kapjen e autorit i cili tashmë është identifikuar.

Sakaq, po punohet edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K.P., rreth 40 vjeç.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: