Një plagosje është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në Bërdicë.

I plagosur mësohet se ka mbetur A.Gj, ndërsa autori i dyshuar është Gent Dushku.

Policia është në vendngjarje. Motivet e plagosjes janë të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

 

 

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: