DURRËS- Një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur në Katund Sukth, ku 23-vjeçarja P. Shahini është vetëvrarë me armën e shërbimit. Ajo është gjetur nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar më pas policinë. Nuk dihen arsyet e këtij akti ekstrem që ka ndërmarrë e reja.

Informacion paraprak

Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetësja P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.

(m.k./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb