Polonia ka arrestuar një gazetar spanjoll me dyshimin se ishte një spiun rus, i cili po planifikonte “të shkonte në Ukrainë për të vazhduar aktivitetin e tij”, tha të premten Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABW).

Burri, i identifikuar si agjent i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU), u arrestua në Przemysl -afër kufirit të Polonisë me Ukrainën të dielën mbrëma, tha ABW në një deklaratë. Thuhej se ai ishte me origjinë ruse.

Avokati i tij spanjoll e quajti atë si Pablo Gonzalez, një reporter për disa media spanjolle, duke përfshirë gazetën online Publico dhe stacionin televiziv La Sexta, dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm. Të dy mediat e kanë njohur Gonzalezin se ka punuar me ta.

Gruaja e Gonzalez, Oihana Goiriena i tha Reuters se nuk kishte dëgjuar nga burri i saj që kur ai i telefonoi për t’i treguar asaj për arrestimin e tij të hënën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: