VLORË

Krim i rëndë në Vlorë. Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se ngjarja në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë” në rrugën e kthimit nga bregdeti. Mësohet se të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

Sulejmani ndodhej në pjesën e pasme në makinë me kunatin e tij, Aurest Rexho dhe shokun Arjan Hasani. Makina me të cilën lëviznin është qëlluar me kallashnikov nga një makinë tjetër dhe për t’i shpëtuar plumbave, shoferi (një prej viktimave) ka kthyer makinën djathtas duke e futur në oborrin e një banese por ka qenë vonë për të dhe pasagjerin e parë. Sulejmani ka marrë plagë por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka ngritur postblloqe në disa pika për kapjen e autor/it/ëve. Ndërkaq raportohet se autorët në ikje dogjën makinën në fshatin Shërisht. Mësohet se Sulejmani i akuzuar për vrasje ishte dënuar me 20 vite burg por kishte dalë në vitin 2016. Ndaj dyshohet se krimi i sotëm ka si motiv hakmarrjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb