VLORË

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku vetëm pak minuta më parë dy persona u ekzekutuan me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë në rrugën e kthimit nga bregdeti. Në pamje duket një prej viktima i shtrirë në tokë, i mbuluar pranë murit të një banese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë brenda oborrit të banesës është viktima i dytë brenda një makine tip “Volkswagen”. Gazetari Enrik Mehmeti ka rindërtuar skenën e ngjarjes sipas dhe gëzhojave që ndodhen ende në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se makina është qëlluar ndërsa makina ka qenë në ecje dhe për të shpëtuar, automjeti është kthyer djathtas dhe është futur në oborrin e banesës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: