VLORË

Zbulohet identiteti i dy të rinjve të ekzekutuar sot në Vlorë. Dyshohet se ata janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani.

Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:45 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë ku ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka ngritur postblloqe të shumta në qytet për kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë që trondit Vlorën këtë të diel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: