Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, te Kombinati i Peshkut, ku sipas burimeve për “BalkanWeb” është plagosur në rrethana ende të paqarta me armë zjarri shtetasi Tonin Ramaj i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se 33-vjeçari është qëlluar me qytën e armës në sy dhe më pas me plumba në këmbë.
“Autori ishte i pamaskuar. Më pas ai u largua në zonën e Celes. Aktualisht i riu është në gjendje të flasë dhe ka dhënë dhe emrin e autorin, ndërkohë policia nuk tregon detaje për arsye hetimore”, raportoi Mehmeti.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Në rrugët hyrëse dhe dalëse janë vendosur patrulla të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb