DURRES- Arrestohet punonjësi i policisë së Durrësit, Sherif Hajdari, të cilit një ditë më parë iu gjet bashkëshortja e vrarë me armë zjarri në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, gjatë kohës kur në banesë ishte dhe bashkëshorti i saj.

Burime për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj thanë se polici akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Merita Hajdari drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë, pas hetimeve të grupit hetimor, me prova shkencore u vërtetuan se nëna e dy djemve të rritur u vetëvra me një plumb në kokë, me armën e shërbimit të burrit të saj. Ditën e djeshme efektivi i komisariatit të Portit shkoi vet në polici, ku tregoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Fill pas tij në polici u thirrën edhe familjarë të viktimës, të cilët treguan se nga jashtë banese kishin dëgjuar sherrin mes çiftit, ndërsa thanë kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, u shprehën dje të afërmit e viktimës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb