VLORË- Qyteti i Vlorës është tronditur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit “Ismail Qemali” në zonën e “Skelës” në Vlorë por fatmirësisht në një rrugicë ku nuk ka pasur kalimtarë.

Nga ngjarja nuk ka persona të plagosur. Mësohet se ka qenë një i ri që ka qëlluar pronarin e një marketi pas një sherri banal.

“Më datë 06.08.2018, rreth orës 22:00, në lagjen ‘Pavarësia 3’, janë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri (pistolete), ku nga të shtënat paraprakisht nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar”, njofton Policia e Vlorës.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: