Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e ish-dhëndrit të tij, Kudret Saliaj sot në Tiranë dhe plagosjen e avokatit Adriatik Cama. Bëhet fjalë për Mexhit Picarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një lokal të njohur në Gjykatën e Tiranës.

Autori pak pas krimit u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Hyundai, duke u arrstuar pak orë më vonë. Mësohet se Picari ka qenë polic burgu. Vajza e autorit dhe viktima ishin në një proces divorci dhe se sot kishin seancën e gjashtë gjyqësore për zgjidhjen e martesës.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë. Fale reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb