TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet COVAX.

Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë 🙌🏼 Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX 🙌🏼”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu Tw
Manastirliu Tw

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj # COVID19.
Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i PBSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb