Lajme shumë inkurajuese vijnë nga kërkimet e reja që sugjerojnë se vaksina anti Covid-19 nga kompania farmaceutike Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje nga dy mutacionet e reja të koronavirusit që po përhapen shumë shpejtë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Gjigandi farmaceutik dhe studiuesit nga Universiteti i Teksasit kryen teste laboratorike për mutacionet, njëra prej të cilave u gjet në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa tjetra e ka origjinën në Afrikën e Jugut.

Mutacionet përmbajnë edhe N501Y, një ndryshim në proteinën spike të virusit, e cila është në shënjestër të vaksinave.

Studimet laboratorike zbuluan se mostrat kishin nivele neutralizuese të antitrupave që duket se funksiononin kundër shtameve të reja, shkruan The Guardian.

Pfizer tani ka testuar 16 mutacione të ndryshme të Co id dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur ndonjë ndikim të rëndësishëm në funksionimin e vaksinës.

Sidoqoftë, studime të mëtejshme janë planifikuar për mutacione të tjera.

REAGIMET

Shkencëtarët e kanë mirëpritur lajmin se studimi i ri sugjeron se vaksina anti Covid-19 nga Pfizer dhe BioNTech mbrojnë nga një mutacion në dy variante i koronavirusit.

Daniel Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London, tha: “Ky është me të vërtetë një zbulim i rëndësishëm për të qetësuar çdo shqetësim në lidhje me mungesën e mbulimit të vaksinave për variantet e reja te Covid.”

Ai shtoi se “neutralizimi i variantit duket i shkëlqyeshëm nga ky studim”.

Ravi Gupta, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se ky ishte nje studim qe aktualisht mungonte dhe ka gjetur vetëm një mutacion “i cili nuk pritej të kishte ndikim të rëndësishëm”.

Eleanor Riley, profesoreshë e imunologjisë dhe sëmundjes infektive në Universitetin e Edinburgut, tha: “Deri më tani, shume mirë. Do të ketë mutantë të tjerë të rinj dhe do të duhet të monitorojmë me kujdes situatën duke përsëritur këtë lloj studimi në variante të reja qe shfaqen. Mund të jetë e nevojshme të nderhyjme te vaksina me kalimin e kohës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb