Mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gr hashash janë kapur sot nga një operacion anti-drogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Gjatë aksionit të Guarda di Finanza, Frontex dhe policisë shqiptare, me helikopter dhe anije, është ndaluar pa mbërritur në brigjet italiane gomonia e mbushur me drogë, ndërsa është arrestuar 30-vjeçari nga Vlora, E. I.

Frontex publikon fotot e gomones me drogë, ndërsa njofton se nëse sasia e sekuestruar do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte 4 milionë euro.

“Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e Frontex mes Shqipërisë dhe Italisë zbuloi një 6 metra ?️ të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit. Falë ekuipazhit vigjilent ?, dy anije GdF gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane.
Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro në rrugë. Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës. Urime bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërkufitar! ??”, thuhet në njoftimin e Frontex.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, edhe policia shqiptare jep detaje për aksionin, ku thekson se është bllokuar mjet lundrues me lëndën narkotike dhe është arrestuar vlonjati.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb