TIRANË

Është identifikuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, në Tiranë, mbrëmjen e të enjtes.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se autori është shpallur në kërkim nga policia.
Gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se autori i dyshuar i krimit të rëndë është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.

Autori i dyshuar është 34 vjeçi Viktor Marku, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb