Detaje të reja zbardhjen nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, te selia e Partisë Socialiste, ku u kap në tentativë për t’u futur brenda selisë 40-vjeçari Vladimir Gjuta, i cili ishte i armatosur.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se Gjuta ka pasur me vete një pistoletë të mbushur, një karikator me 22 fishekë, si dhe një shumë e madhe eurosh, paundësh dhe dollarësh amerikanë, ku dyshohet të kenë qenë mbi 100 mijë euro.

Siç raportoi gazetarja Bezat, Gjuta ka bërë disa xhiro në trotuarin pranë selisë së PS, duke ngritur dyshime te punonjësit e Gardës, të vendosur në hyrje të selisë, pasi brenda sapo kishte nisur mbledhja e Kryesisë së PS e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në xhiron e pestë, Gjuta i është afruar më shumë hyrjes së PS, duke bërë që Garda të ndërhyjë dhe ta neutralizojë atë, si dhe të kërkojë përforcime nga policia, në momentin që është parë se ishte i armatosur. Ai kishte veshur një xhup të zi, pantallona të errëta dhe një kapuç në kokë.

Por, kush është Vladimir Gjuta?

Ai është një personazh mjaft i njohur i botës së krimit, pasi ka qenë një personazh mjaft i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brtendshëm, Saimir Tahiri. Ai u arrestua në tunelin e Kalimashit, teksa po largohej nga Shqipëria me një paruke në kokë. Ai është me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi ka akuza të rënda ndaj tij, qoftë për dhunën ndaj babait të tij, por edhe për dhunën ndaj kushëririt.

Ç’ndodhi me sigurinë e kryeministrit pas ngjarjes?

Rama u largua me një mjet të blinduar, si dhe pati dyfishim të badigardëve të tij, që e kanë shoqëruar me eskortë drejt zyrës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb