Tre persona janë shoqëruar në lidhje me protestën e sotme të thirrur nga opozita. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se këta persona, janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet. Ndërkohë, deri më tani raportohet për një efektiv policie të lënduar.

Kujtojmë se protestuesit u përplasën disa herë më policinë, ndërsa hodhën kundër tyre flakadanë, shashka e mjete të tjera piroteknike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb