Tre persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi akuzohen se kanë marrë dhe kanë dhunuar dy shtetas.

Në pranga kanë rënë shtetasit Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe Edmond Hoxha, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb