KAMËZ

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në një familje në Bathore të Kamzës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pas një sherri, burri ka goditur me thikë në shpatull bashkëshorten, e cila është shoqëruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku policia ka arrestuar autorin. Fatmirësisht, gruaja ka marrë vetëm gërvishtje dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb