Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë.

I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej.

Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu Roxhers Demirasi kishte kërkuar të dorëzohej vetë, duke u kthyer në Greqi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik, ku shqiptari vrau 19-vjeçarin Alqis Kambanu.

NJOFTIMI I POLICISE
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb