TIRANË

Vijon megaoperacioni në Tiranë, për arrestimin e personave, që dysohet se janë përgjegjës të pasojave të tmerrshme të tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe shkatërrimin e mijëra objekteve.

“BalkanWeb” raporton se është arrestuar sot nga Policia e Tiranës biznesmeni i ndërtimit Fejzo Dyrmishi, duke e çuar në 28 numrin e të arrestuarve për tërmetin shkatërrimtar.

Një ditë më parë, gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë lëshuar nga Prokuroria rreth 40 urdhër-ndalime për ish-drejtues vendorë dhe shefa urbanistike, por edhe ndërtues, ndërsa aksioni është shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë, zona ku dëmet nga tërmeti kanë qenë të konsiderueshme.

Mes të ndaluarve, deri më tani, janë edhe ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta, si dhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës, dhe Anila Harxhi (arkitekte). Po ashtu në polici është shoqëruar dhe Besnik Fuçia, ish-kreu i komunës Kashar. Kryesisht, të shoqëruarit, me urdhër të prokurorisë së Tiranës, dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet, duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

EMRAT E TE NDALUARVE
1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Anila Harxhi, arkitekte
5. Merita Kushi
6. Bukurije Halili
7. Asqeri Xhanari
8. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
9. Gerti Çalliku
10. Jani Ikonomi
11. Qirjako Gjergo
12. Sherbet Shehi
13. Naim Shehi
14. Ermir Çina
15. Adhurim Qehajaj
16. Gëzim Shkalla
17. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
18. Xhevahir Doda
19. Reis Muça
20. Hekri Disha
21. Agim Eski
22. Faik Fejzo
23. Zhaneta Tagani
24. Muhamed Felahi
25. Ndoc Pepkola
26. Hekri Disho
27. Fejzo Dyrmishi (ndërtues)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb