Ndërsa po lëvizte në një rrugë në Washington të Shteteve të Bashkuara, një Gallardo Superlagera është mbuluar nga tymi, dhe shoferit iu desh të ndalet në anë të rrugës.

Pak momente më vonë, Lamborghini është përfshirë nga flakët që janë përhapur me shpejtësi dhe e kanë shkrumbuar veturën në tërësi, shkruan tg.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, që e kanë fikur zjarrin.
Zyrtarët e kompanisë kanë nisur hetimet për të zbuluar se si ndodhi ky aksident i papritshëm në super-veturën që nuk kishte pasur ndonjë dëmtim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb