Frank Lampard është me pushime që prej kohës kur drejtonte Chelsean. Trajneri i njohur refuzoi një ofertë nga kombëtarja e Kanadasë, për shkak se nuk iu duk tërheqëse. Lampard, ka dhënë një intervistë, ku është shprehur se po pret ofertën e duhur.

“Po e shijoj këtë periudhë me familjen dhe jam në pritje për t’u rikthyer sërish në detyrë. Shpresoj që të vijë një ofertë e cila të më krijoj ndjesi pozitive, mezi pres të rikthehem, por e theksoj se këtë periudhë me familjen po e shijoj në maksimum. Mua më pëlqen shumë profesioni që kam zgjedhur dhe jam i lumtur për të gjitha eksperiencat e deritanishme. Kanë qenë tepër sfiduese dhe unë e shijoj kur punoj për të përmirësuar lojtarët. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb