Portieri i Interit, Andre Onana ka vendosur përfundimisht për t’u larguar nga Kombëtarja e Kamerunit. Shkak për këtë vendim të papritur është bërë marrëdhënia e krisur me trajnerin Rigobert, me këtë të fundit që e largoi nga përfaqësuesja në mesin e Botërorit të Katarit.

Tekniku këshillonte “gardianin” që të mos lëvizte shumë nga porta, por 26-vjeçari Onana preferoi të mos ndryshonte stil loje, e në këtë mënyrë erdhi edhe lamtumira e pashmangshme.

“Mbaj mend se si i kemi jetuar ndeshjet me gjithë familjen, vetëm kamerunasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë për një lojtar të jetë në gjendje të përfaqësojë kombëtaren tonë. Pikërisht atëherë fillova të ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e kombëtares.

Ndaj pas orëve të pafundme pune, udhëtimeve të pafundme dhe shumë këmbëngulje, me krenari mund të them se e kam arritur ëndrrën time të madhe. Megjithatë, çdo histori, sado e mirë, ka një fund. Dhe historia ime brenda ekipit kombëtar të Kamerunit ka marrë fund. Lojtarët vijnë e shkojnë, emrat janë kalimtarë, por Kameruni kalon para çdo personi apo lojtari. Kameruni është i përjetshëm.

Sa e përjetshme është dashuria ime për kombëtaren dhe për njerëzit tanë që na kanë mbështetur gjithmonë, sado i vështirë të ishte momenti. Ndjenja ime nuk do të ndryshojë kurrë, zemra ime kamerunase do të vazhdojë të rrahë kudo që të shkoj, gjithmonë do të luftoj për ta çuar vendin tim sa më lart.

Tani e tutje, unë do të vazhdoj, siç bëjnë më shumë se 27 milionë kamerunas në çdo ndeshje, të ndjek dhe mbështes ekipin tonë nga jashtë. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe besuan në kontributin që mund të sjell në këtë ekip. Kombi përpara çdo gjëje dhe përgjithmonë” – Shkruan Onana.

Yj
Yj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: