Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24 ka folur për herë të parë nga një studio televizive për largimin e tij nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Luan Rama thotë se vendimi i tij ka qenë i duhuri pas analizës objektive të kryer nga vetë ai pas zgjedhjeve të 25 prillit. Për z.Rama, drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen, edhe pse pohon se në Vlorë rezultati nuk ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tij.

Ai thekson se në Vloër duhet të kishte marrë dyfishin e votave teksa shton se dhe LSI nuk mori rezultatin e merituar në gjithë Shqipërinë për shkak të disa faktorëve.

Ndërkohë Luan Rama  thotë se ka folur me disa kolegë, nëpërmjet mesazheve apo telefonatave, ndërkaq ‘thumbon’ ata të cilët nuk i kanë shkruar, sipas të cilit marrin më pak vota se çfarë merr ai vetëm ‘like’ dhe ‘komente’ në një status në Facebook.

 

PYETJA: Si jeni ndarë me partinë?

LUAN RAMA: Nuk kam preferuar të jem i pranishëm, pra të jem në studio televizive. Madje gjatë gjithë periudhës pas zgjedhjeve i kam dhënë vetes kohë për të reflektuar, për të krijuar një distancë edhe emocionale me zgjedhjet, fushatën, problematikën. Për ta parë veten me produktinq ë solli angazhimi me qetësinë.

Ne rrëmbehemi nga emocioni dhe nxitohemi më shumë se çduhet. Ka qenë zgjedhja ime, nuk është e rastit që kam zgejdhur sot të jem në komunikimun publik nëpërmjet televizionit tuaj dhe ekranit tuaj.

Jam ndarë, kam mbajtur një qëndrim, e gjykon, rikonfirmoj se ka qenë qëndrimi i duhur pas analizës që i bëra vetes në LSI, në mënyrën më të drejtpërdrejtë nisi në 2010. Kam shkuar që në 2008, por në 2010 u zgjodha Sekretar dhe më pas nga 2017 zv/kryetar, sigurisht anëtar i Kryesisë dhe dy herë deputet.

Duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve, s’mund t ë mos merrja përgjegjësinë që duhet ë marrë drejtuesi edhe. Ai rezultat nuk ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë, ka një mori faktorësh. Ka një tërësi elementësh, politikë e apolitikë, zgjedhorë e jozgjedhorë. E kam bindje që padyshim në kushtet optimale rezultati i LSI do të ishte dyfishi i votave që kam marrë. Ashtu siç e kam bindje se edhe në shkallë vendi LSI nuk ka rezultatin që meriton, s’ka votën që i japin qytetarët asaj. Sado dhe 100 mijë votat që mori, pozitiv, por ishte i kushtëzuar. Ato 1 mijë e 1 problemet e raportit të OSBE, dhunën shtetërore, makinerinë të implikuar etj. Natyrisht dhe për arsye objektive të vetë rolit të strukturave tona.

PYETJA: Sa dashamirësi  morët nga anëtarët e LSI?

LUAN RAMA: Ka një gjë, ma kanë bërë dhe disa të tjerë. Shohin në status, se më tha një gazetar që s’ka bërë like apo koment asnjë i LSI. Ajo që më përkëdhel është fakti që në qindra komente që janë aty, të gjithë janë solidarë dhe vlerësojnë aktin tim. Të gjithë më inkurajojnë ta shoh objektibisht. Ashtu si me disa kolegë që s’kanë komentuar, kam komunikuar, dikush më ka dërguar mesazh, dikush më ka telefonuar, ndonjë që s’është ndër ta, nuk është faji im që merr më pak vota se saç marr unë komente e like. E rëndësishme është dukuria. Për të parë realisht atë që nuk është bërë. Kjo është çështje individuale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb