ELBASAN

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato është larguar sot nga posti, ndërsa në vend të tij është emëruar Arjan Muça. Kjo lëvizje vjen në kuadër të rritjes së sigurisë në qytet.

Drejtori i ri, Arjan Muça është një emër i njohur për publikun. Ai ka qenë drejtuesi i njësisë operacionale gjatë arrestimit të Dritan Dajtit në 7 gusht 2009 në Durrës, teksa mbetën të vrarë katër policë. Ndërkohë Altin Qato ishte në krye të policisë së Elbasanit për dy vite.

Para se të merrte këtë post në Policinë e Elbasanit, Qato mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas vrasjes së avokatit, Ravik Gurra në Elbasan dhe ekzekutimit të dy vëllezërve Bilali në Shkodër, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu paralajmëroi se do të ketë ndryshime në Elbasan dhe në Shkodër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb